Telenews

Luiz Ejlli mbështet protestuesit në Tiranë: Kjo është opozita që më përfaqëson, jo ajo në rrjete sociale

Këngëtari dhe fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ka shprehur publikisht qëndrimin e tij lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë.

Përmes një postimi në InstaStory, ai ka ndarë një fotografi nga protesta, duke treguar mbështetjen e tij për qytetarët që kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar projektin e diskutueshëm në zonën e Nartës dhe Zvërnecit.

Në mesazhin e tij, Luizi vlerësoi reagimin qytetar, duke e cilësuar atë si formën më autentike të opozitës, në krahasim me debatet që zhvillohen në studio televizive apo në rrjetet sociale.

“Kjo është opozita e vërtetë, jo ajo që flet nga studiot apo rrjetet sociale. Kjo është opozita që më përfaqëson mua dhe çdo shqiptar që nuk hesht përballë padrejtësive”, shkroi ai.

Protestat e ditëve të fundit janë fokusuar kryesisht te kundërshtimi i një projekti të madh turistik që planifikohet të realizohet në zonën e Nartës dhe Zvërnecit.

Kundërshtarët e projektit shprehin shqetësime për ndikimin e mundshëm në mjedis dhe në ekosistemin e zonës.

Të ngajshme

Butrint Imeri me super ofertë për fansat: 100 mijë euro për videot më kreative në TikTok

Blearta

Dhurata Dora në duet me DJ Snake, kënga lansohet këtë verë me klip

Blearta

Fushatë e qetë, por mbi 100 mijë euro u shpenzuan për sponsorizime digjitale

Blearta