Telenews

“Nuk e pranove as armën e as uniformën e UÇK-së”-Lushtaku me deklaratë të fortë ndaj Kurtit

Sami Lushtaku ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për izolimin e Kosovës dhe keqqeverisje.

Në postimin e tij, Lushtaku tha se “hovin” Serbisë ia kanë ndalur ata kur ka qenë koha, duke iu referuar periudhës së luftës dhe rolit të UÇK-së. Ai pretendoi se Kurti në atë kohë nuk e kishte pranuar as armën dhe as uniformën e UÇK-së.

Më tej, Lushtaku e fajësoi Kurtin për, sipas tij, izolimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke thënë se kryeministri po kërkon fajtorë të tjerë për problemet e qeverisjes së tij.

“Me paaftësinë tënde e ke izoluar Kosovën, kurse tash kërkon fajtorë të tjerë për keqqeverisjen tënde”, shkroi Lushtaku.

Statusi i Lushtakut vjen në një periudhë tensionesh politike dhe përplasjesh të vazhdueshme mes partive opozitare dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Screenshot

Të ngajshme

Këta janë deputetët që qytetarët nuk ua besuan edhe një mandat në Kuvend

Blearta

Rrëzohet aeroplani transportues ushtarak indian

Blearta

Nis projekti në Shëngjin, e lidh Ranën e Hedhun me Velipojën

Blearta