Telenews

Zgjedhjet në Kosovë: Dy persona përfundojnë në ndalim 48-orësh për shqyerje të fletëvotimeve

Dy persona kanë përfunduar në ndalim 48-orësh pasi dyshohet se kanë dëmtuar fletëvotimet e tyre në dy raste të ndara të regjistruara gjatë procesit zgjedhor në rajonin e Prishtinës.

Lajmi është konfirmuar për Sinjalin nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se rastet janë hapur në Drenas dhe në Prishtinë.

Sipas saj, të dyshuarit dyshohet se kanë dëmtuar, përkatësisht shqyer, fletëvotimet gjatë procesit të votimit.

“Deri tani në rajonin e Prishtinës janë hapur dy raste ‘Asgjësim i dokumentit të votimit’ (në Drenas dhe në Prishtinë), ku dyshohet se nga personat e dyshuar janë dëmtuar (shqyer) fletëvotimet. Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që veprimet hetimore po kryhen në koordinim me prokurorinë”, ka deklaruar Ahmeti për Sinjalin.

Të ngajshme

Lladrovci: Dilni e votoni, me dhjetë minuta i përcaktoni vendimmarrësit e mandatit katërvjeçar

Rrezarta Ramaj

“Gjaku i dëshmorëve ka me ju vra” – qytetari bën të pavlefshëm fletëvotimin

KushtrimGuraj

Mërgimtari nga Kosova në Gjermani prish votën: Refuzimi është qëndrim

Rrezarta Ramaj