Telenews

Prizren: Kërkohet paraburgim ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një të pandehuri për kryerjen e veprës penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Sipas dyshimeve të bazuara që rezultojnë nga hetimet e deritanishme të organeve të rendit, më 7 qershor, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare për Kuvendin e Kosovës, në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Sharr” në fshatin Jabllanicë të Prizrenit, i pandehuri A.D., në cilësinë e anëtarit të komisionit zgjedhor, “me qëllim të pengimit të zhvillimit të rregullt të procesit zgjedhor dhe cenimit të shprehjes së lirë të vullnetit të qytetarëve, ka marrë dhe fshehur gjashtë fletëvotime të paplotësuara, të cilat paraprakisht i kishte shkëputur nga blloku i fletëvotimeve”, thuhej në njoftim.

“Prokuroria Themelore në Prizren mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe në trajtimin me prioritet të të gjitha rasteve që cenojnë vullnetin e lirë të qytetarëve dhe funksionimin demokratik të institucioneve. Në bashkëpunim me organet e zbatimit të ligjit, do të vazhdojë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

Të ngajshme

Numërimi i votave, kush janë më të votuarit te LDK?

KushtrimGuraj

KQZ nis publikimin e rezultateve të para të kandidatëve për deputetë, këtu mund t’i ndiqni LIVE

Rrezarta Ramaj

UEFA bën postim rreth vdekjes së Fatjon Bunjakut

Rrezarta Ramaj