Faza tjetër e “operacionit ushtarak” të Rusisë po fillon, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme Sergei Lavrov sot.
Në një intervistë me “India Today”, Lavrov parashikoi se kjo fazë do të jetë një “moment i rëndësishëm” në luftë – e cila tani ka hyrë në javën e saj të tetë.
“Një fazë tjetër e këtij operacioni (në Ukrainën lindore) po fillon dhe jam i sigurt se ky do të jetë një moment shumë i rëndësishëm i gjithë këtij operacioni special”, tha ai.
E zmbrapsur nga forcat ukrainase Rusia u tërhoq nga sulmi për ta marrë kontrollin e Kievit duke përqendruar trupat e saj në lindje për një ofensivë tokësore në dy provinca të njohura si Donbas.
Shteti që drejtohet nga Vladimir Putin gjithashtu ka nisur sulme në distanca të gjata në objektiva të tjerë, përfshirë kryeqytetin.
Mbrëmë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se forcat ruse ishin përpjekur të kalonin mbrojtjen e Ukrainës përgjatë gjithë vijës së frontit në Ukrainën lindore në atë që ai e quajti “Beteja e Donbasit”.
Megjithatë, shefi i shtabit të Zelenskyt, Andriy Yermak, i siguroi ukrainasit që mund ta ndalnin ofensivën.