Telenews

Parandalohet kalim ilegal i kufirit në Bërnjak, konfiskohen pajisje elektronike

Mbrëmjen e së premtes në Bërnjak, është ndaluar një shtetas  i Serbisë, i cili dyshohet se ka tentuar të kalojë ilegalisht kufirin.

Policia bën me dije se i dyshuari po drejtonte një automjet me targa të Serbisë ku kishte ngarkuar pajisje elektronike.

“Është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë i cili me automjetin me targa të Serbisë qe kishte të ngarkuara pajisje elektronike, të cilat kishte tentuar që ilegalisht t’i dërgonte nga Kosova për në Serbi, po ashtu ka tentuar edhe të kalojë ilegalisht kufirin Republika e Kosovës – Serbi”, njofton policia.

Malli është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngajshme

Valon Lluka mbetet në paraburgim, Apeli ia refuzon ankesën

Rrezarta Ramaj

“Mbindërtim në Teatër, e Prishtinën s’e lejojnë as me gërry asfalt”, Rama kritikon Qeverinë

Rrezarta Ramaj

Aksioni në veri, sekuestrohen 22 automjete dhe mallra në vlerë mbi 200 mijë euro

Rrezarta Ramaj