Telenews

Sot në FIFA World Cup 2026 luhen këto ndeshje:

Sot zhvillohen katër përballje interesante në Kupën e Botës 2026 – vëmendja te Argjentina dhe Franca
Faza e grupeve në Kupën e Botës 2026 vazhdon edhe sot me katër ndeshje mjaft interesante, ku në fushë zbresin disa nga favoritët për triumfin e madh.
Vëmendja kryesore do të jetë te përballja mes Argjentinës dhe Austrisë, e cila zhvillohet nga ora 19:00 sipas kohës së Kosovës. Kampionët në fuqi synojnë një tjetër fitore për t’u afruar edhe më shumë me kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.
Më vonë, nga ora 23:00, në fushë zbret edhe Franca, e cila do të përballet me Irakun, në një duel ku “Gjelat” konsiderohen favoritë.
Programi i ditës vazhdon pas mesnate me dy ndeshje të tjera. Norvegjia do të përballet me Senegalin duke filluar nga ora 02:00, ndërsa Jordania do të sfidojë Algjerinë nga ora 05:00.
Programi i plotë i ndeshjeve për sot:

● Argjentina – Austria  | 19:00
●  Franca – Iraku  | 23:00
● Norvegjia – Senegali | 02:00
● Jordania – Algjeria  | 05:00

Dueli mes Argjentinës dhe Austrisë pritet të jetë kryendeshja e mbrëmjes, ndërsa Franca kërkon të vazhdojë me rezultate pozitive në rrugëtimin drejt fazës tjetër të turneut.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 2 shtator

Rrezarta Ramaj

Liverpooli trondit tregun: 35 milionë euro për portierin 18-vjeçar –

KushtrimGuraj

Akrepat e “Orës së Pritjes” për ish-krerët e UÇK-së dëgjohen edhe jashtë kufijve – nis numërimi në Dyseldorf –

KushtrimGuraj