Telenews

Real Madrid fiton betejën ligjore ndaj La Ligës

Real Madrid ka dalë fitues në një proces të gjatë gjyqësor kundër La Ligës, i cili lidhej me menaxhimin e të drejtave televizive në futbollin spanjoll.

Sipas raportimeve nga mediaat spanjolle, La Liga kishte përjashtuar klubin madrilen nga takimet e vitit 2022 për menaxhimin e të drejtave të transmetimit televiziv, me Real Madridin që bëri ankesa në gjykatat e vendit.

Çështja u shqyrtua në disa instanca gjyqësore në Spanjë, ku të gjitha gjykatat vendosën në favor të klubit madrilen, duke e konsideruar përjashtimin e tij të padrejtë.

La Liga më pas e apeloi vendimin në Gjykatën Supreme të Spanjës, por edhe kjo e fundit e mbështeti vendimin e mëparshëm, duke refuzuar ankesën e saj.

Me këtë vendim, Real Madrid konsiderohet se ka fituar plotësisht betejën ligjore ndaj La Ligas, në çështjet që lidhen me menaxhimin e të drejtave televizive në futbollin spanjoll.

Të ngajshme

Muja u përgjigjet kritikave për vonesat e subvencioneve për bujqit: Pagesat janë kryer më herët se vitin e kaluar

Rrezarta Ramaj

Komisioni për Buxhet nuk e mbështet amendamentin për 4 milionë euro për Qendrën e Kujdesit Paliativ

Rrezarta Ramaj

Ky është Raif Aliu, 47-vjeçari që humbi jetën në Drenas

Rrezarta Ramaj