Telenews

Nga temperaturat e larta në rrebeshe të furishme, moti befason Skenderajn

Sot, në fshatin Klladërnicë të komunës së Skenderajt janë regjistruar reshje të forta shiu me intensitet të lartë, të shoqëruara me vetëtima dhe erë të lehtë.

Pamjet Meteo Ballkan tregojnë se shiu ka rënë papritur dhe në formë rrebeshi, duke krijuar përkohësisht rritje të ujit dhe vështirësi të lehta në qarkullim.

Ndërkohë që në shumë komuna të vendit vazhdojnë temperaturat e larta dhe moti i nxehtë, në Skenderaj reshjet e shiut kanë sjellë një ndryshim të dukshëm të kushteve atmosferike.

Deri tani nuk raportohet për dëme materiale, por moti mbetet i paqëndrueshëm dhe mund të ketë reshje të tjera në intervale gjatë ditës.

Të ngajshme

BE-ja reagon për deklaratat e Daçiçit: Liderët serbë të shmangin retorikën nxitëse

Rrezarta Ramaj

Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj