Telenews

Ndërprerje e përkohshme e ujit, KRU “Prishtina” njofton për punime në sheshin “George Bush”

Kompania Rajonale e Ujësjellësit njofton qytetarët se në sheshin “George Bush” ka një intervenim në rrjetin e ujësjellësit.

Sipas njoftimit të KRU-së, për shkak të punimeve do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë deri në përfundimin e intervenimit.

Tutje në njoftim thuhet se ekipet janë në terren dhe po punojnë për sanimin e problemit sa më shpejt të jetë e mundur.

” ‘KRU’ u kërkon mirëkuptim qytetarëve të prekur nga kjo ndërprerje dhe shpreson që furnizimi me ujë të rikthehet në normalitet brenda afatit më të shkurtër të mundshëm”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj