Telenews

Presidenti i Paraguait shpall festë kombëtare pas kualifikimit historik në Kupën e Botës

Presidenti i Paraguait, Santiago Pena, ka shpallur të martën, 30 qershor, ditë pushimi kombëtar për të zgjatur festimet pas kualifikimit historik të kombëtares në fazën e 1/16-ës së finales së Kupës së Botës.

Përmes Dekretit Nr. 6280, Pena vendosi që e gjithë vendi të festojë suksesin e kombëtares, e cila eliminoi Gjermaninë pas penalltive dhe siguroi kalimin në raundin e ardhshëm.

Në mesazhin e tij, presidenti theksoi se kjo fitore përfaqëson shpirtin e popullit paraguajan.

“Sot feston një komb i tërë. Feston fitoren e një skuadre që përfaqëson thellësisht identitetin tonë: vendosmërinë, besimin dhe forcën e një populli që nuk dorëzohet kurrë. Faleminderit Albirroja që na dhurove këtë gëzim të jashtëzakonshëm dhe që bashkove sërish miliona paraguajanë nën të njëjtin flamur. Gjërat më të mira ia vlejnë të priten. Forca Paraguai!”, shkroi Peña.

Vendimi për shpalljen e festës kombëtare është pritur me entuziazëm në Paraguai, ku mijëra tifozë kanë dalë në rrugë për të festuar një nga arritjet më të mëdha të futbollit paraguajan në vitet e fundit.

Të ngajshme

Martinez lëndohet në kokë, portieri argjentinas paralajmëron rikthimin pas disa javësh –

KushtrimGuraj

Opozita kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në, VV-ja thotë se bashkëpunimi do të vazhdojë –

KushtrimGuraj

Begaj takon sot krerët e komuniteteve fetare, pas pesë ditësh protestash në Shqipëri –

KushtrimGuraj