Telenews

Ndërpritet furnizimi me ujë në lagjen Dardania në Prishtinë, shkak një defekt i rëndë në rrjetin e ujësjellësit

KRU “Prishtina” ka njoftuar se është ndërprerë furnizimi me ujë në lagjen Dardania, në rrugën “Idriz Gjilani”, për shkak të një defekti të rëndë në rrjetin e ujësjellësit.

Sipas njoftimit, ekipet janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit, ndërsa për shkak të natyrës së ndërlikuar të rastit, furnizimi me ujë pritet të rikthehet gjatë ditës së nesërme, pas përfundimit të punimeve.

“Për shkak të natyrës së ndërlikuar të rastit, furnizimi me ujë pritet të rikthehet gjatë ditës së nesërme, pas përfundimit të punimeve. Faleminderit për mirëkuptim!“, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Aksident i rëndë te liqeni i Badocit

Rrezarta Ramaj

Altin Krasniqi: U dënua UÇK-ja, jo individët

Rrezarta Ramaj

Haxhiu: Në Abri të Epërme nderuam 23 martirët e familjes Deliu dhe tre dëshmorët

Rrezarta Ramaj