Telenews

Banorët e Dardanisë edhe sonte pa ujë, defekti nuk është sanuar ende

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se konsumatorët në lagjen Dardania, te Kurrizi, në rrugën “Idriz Gjilani”, po përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, ndërprerja është shkaktuar nga një rrjedhje e komplikuar, e cila, pavarësisht angazhimit të ekipeve në terren, nuk ka mundur të sanohet gjatë së mërkurës.

Kompania ka bërë të ditur se rrjedhja është e brendshme dhe po shkakton dëme edhe në lokalet përreth.

Për t’u mundësuar banorëve furnizim të pjesshëm me ujë, KRU “Prishtina” ka njoftuar se valvula do të hapet nga ora 20:00 deri në ora 22:00.

Të ngajshme

Kurti pas fitores së Kosovës: Pak më shumë fat në fluturimin e topit mund të ishte 5-1 –

KushtrimGuraj

Studentët mbështesin protestën e 1 tetorit: Liria nuk mund të cenohet – jo në emrin tonë –

KushtrimGuraj

“Të gjithë janë të fortë dhe të bindur në pafajësinë e tyre”, Endriti flet për bisedën me Thaçin –

KushtrimGuraj