Telenews

Në Fushë Kosovë po vazhdon largimi i mbeturinave në rrugët e qytetit

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar, se janë duke vazhduar çdo ditë e më shumë me intensitet të lartë në të gjitha zonat e Komunës për mbledhjen e mbeturinave.

Sipas njoftimit ekipet janë të angazhuar dhe janë ne teren çdo ditë duke punuar me përkushtim për largimin e mbeturinave dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike.

Me qëllim të ruajtjes së pastërtisë dhe krijimit të një mjedisi më të pastër për të gjithë qytetarët.

“Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe i ftojmë të vazhdojnë të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë duke i hedhur mbeturinat vetëm në vendet e parapara për këtë qëllim”, thuhet tutje në njoftim.

 

Të ngajshme

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj