Telenews

Përfaqësuesi i qumështarëve në protestën para ministrisë: Prej një viti trokasim në dyer të shtetit

Përfaqësuesi i Shoqatës së Qumështarëve ka deklaruar se protesta e sotme është në mbështetje të fermerëve, anëtarësisë, përpunuesve dhe pikave grumbulluese të qumështit, si edhe të gjithë aktorëve të zinxhirit të prodhimit.

Ai theksoi se prodhuesit vendorë janë ata që furnizojnë vendin me qumësht dhe produkte të tij, duke kërkuar më shumë mbështetje institucionale për sektorin.

“Ne prej një viti po trokasim në dyer të shtetit dhe kemi njoftuar ministritë përkatëse për gjendjen e krijuar në këtë sektor, duke kërkuar masa që garantojnë investime dhe siguri për produktet tona, si dhe konkurrencë të barabartë në treg”, u shpreh ai.

Sipas tij, problemi kryesor mbetet konkurrenca me importet dhe çmimet e subvencionuara nga rajoni, përfshirë Serbinë, Bosnjën, Maqedoninë e Veriut dhe vende të tjera të rajonit.

Të ngajshme

Hamza para mbledhjes së kryesisë: Të miratohet ligji për Specialen në të dy leximet, pastaj presidenti –

KushtrimGuraj

Marihuanë në oborrin e Qendrës Korrektuese në Lipjan – Policia sekuestron substancën, rasti nën hetime –

KushtrimGuraj

Pa marrëveshje politike për Presidentin, a po shkon Kosova drejt zgjedhjeve? –

KushtrimGuraj