Telenews

Arrestohet një person në Prizren, përmes telefonit kërcënoi një zyrtar policor

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, i dyshuar për kanosje ndaj një zyrtari policor përmes një mesazhi telefonik.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 9 korrikut 2026, ndërsa nga hetimet e para dyshohet se kërcënimi lidhet me një rast penal që ishte duke u hetuar nga zyrtari policor.

“Prizren 09.07.2026 – 20:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti, i kishte dërguar një mesazh në telefon me përmbajtje kërcënuese viktimës mashkull kosovar, (zyrtar policor). Gjatë hetimit fillestar dyshohet se kanosja ndërlidhet me një rast penal që e ka hetuar zyrtari policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Të ngajshme

Mbi 9 kilogramë narkotikë gjenden në një fshat të Gjakovës

Yllka Gashi

SPAK-u lëshon masë sigurie për Vlora Hysenin, pezullohet nga detyra kryespiunia shqiptare

Yllka Gashi

Kurti takohet me Erdoganin, diskutohet aktgjykimi i Hagës dhe raportet Kosovë-Turqi

Yllka Gashi