Telenews

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, ky është emri mbretëror i djalit

Princ Leka dhe princesha Blerta janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Aleksandër.

Vogëlushi ka ardhur në jetë mëngjesin e sotëm (10 korrik 2026), ekzaktësisht në orën 05:30.

Lajmi u konfirmua edhe nga Erion Teli, ish-drejtori i komunikimit të familjes mbretërore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tregoi se e kishte parë orën pa pushim që nga agimi.

“Sot është një nga ato ditë që fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar gëzimin”, u shpreh Teli, duke treguar se ishte lutur që çdo gjë të shkonte mirë për princeshën.

Teli i dedikoi fjalë të ndjera princeshës Blerta, duke e falënderuar për përulësinë dhe durimin që ka treguar ndaj monarkistëve gjatë pritjes së ëmbël.

Ai e mbylli urimin me fjalët: “Mirë se erdhe në jetë, Lartësia e Tij Mbretërore, Princ Aleksandër! Zoti e bekoftë Familjen Mbretërore Shqiptare”.

Ky moment i lumtur vjen pas martesës së tyre private në mars të këtij viti. Çifti e kishte bërë publike lidhjen e tyre rreth një vit më parë, ndërsa sot po festojnë ardhjen në jetë të trashëgimtarit të tyre të parë së bashku.

Urime, me jetë të gjatë djali!

Të ngajshme

Përmbyllet procesi katërjavor i gërmimeve dhe zhvarrosjes në lokacionet e varreve masive në Kalludër dhe Jabukë

Yllka Gashi

Turqia kërkon urdhër-arresti ndërkombëtar për Netanyahun

Yllka Gashi

Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë

Yllka Gashi