Telenews

Serbia ndalon dy të dyshuar për sabotim në Gjermani, dyshohet se kanë lidhje me Rusinë

Gjykata e Lartë në Suboticë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy personave, të dyshuar për planifikimin e një akti sabotimi në Gjermani. Mediat gjermane raportojnë se ata kanë lidhje me shërbimin sekret rus.

Lajmin e ka konfirmuar kjo gjykatë për Radion Evropa e Lirë më 10 korrik, ndërsa autoritetet serbe nuk kanë bërë të ditur akuzat konkrete ndaj tyre dhe as identitetin e plotë të personave.

Sipas gazetës gjermane Bild, dy të dyshuarit janë agjentë rusë “njëpërdorimësh”, të cilët dyshohet se kishin planifikuar vendosjen e lëndëve shpërthyese në Gjermani.

Gjykata bëri të ditur se personave me inicialet B.D. dhe Gj.S. u është caktuar paraburgimi deri më 10 gusht, ndërsa vendimi ende nuk është bërë i plotfuqishëm.

Ata ndodhen në paraburgim që nga 12 qershori, ndërsa në korrik masa e sigurisë u është zgjatur edhe për një muaj.

Gjykata e Lartë në Suboticë deklaroi se nuk mund të japë detaje të tjera për shkak të hetimeve në vazhdim.

Policia dhe Prokuroria e Lartë Publike në Suboticë, e cila po udhëheq hetimet, nuk kanë dhënë koment për rastin.

Të ngajshme

Vazhdon dita e 8-të e protestës, sheshi “Skënderbeu” mbushet me qytetarë –

KushtrimGuraj

Familja njofton për të pamën e Idriz Rrecajt, priten procedurat nga Mjekësia Ligjore –

KushtrimGuraj

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, parakalon pranë figurës së Adem Jasharit në Iowa

KushtrimGuraj