Telenews

Apel për kujdes: Të parandalojmë zjarret në pyje dhe ara

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë thirrje për kujdes dhe përgjegjësi të shtuar në parandalimin e zjarreve në pyje dhe hamullore gjatë periudhës së temperaturave të larta.

Ajo ka theksuar se zjarret dëmtojnë pyjet, biodiversitetin, tokën dhe cilësinë e ajrit, ndërsa djegia e mbetjeve bujqësore ndikon edhe në pjellorinë e tokës.

Pacolli ka apeluar qytetarët që të mos ndezin zjarre në natyrë, të mos djegin hamullore, të mos hedhin cigare në ambiente të hapura dhe të raportojnë menjëherë çdo rast zjarri.

“Së bashku mund të mbrojmë pyjet, tokën dhe natyrën tonë”, ka theksuar ajo.

Të ngajshme

Platforma “Liria ka Emër”: Nuk ndalemi deri në liri për çlirimtarët

Rrezarta Ramaj

Gold AG në Grida Duma Podcast: Mu mor fryma, gati pësova infarkt kur u dënua UÇK!

Rrezarta Ramaj

Prishtina kryeson, Malisheva ndjek nga pas – rezultatet dhe tabela pas javës së 7-të

Rrezarta Ramaj