Telenews

Ra nga shkëmbinjtë pranë Urës së Vashës, humb jetën 39-vjeçari Erkin Lika

Është identifikuar si Erkin Lika, 39 vjeç, personi që dyshohet se ka humbur jetën pasi u rrëzua nga shkëmbinjtë pranë Urës së Vashës, në zonën e Klosit.

Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës, ndërsa sipas të dhënave paraprake, ai ka rënë në një zonë të thellë shkëmbore, duke humbur jetën.

Lika ishte pjesë e një grupi kërkim-shpëtimi, i angazhuar në operacione për ndihmën e personave të përfshirë në aksidente dhe situata emergjente. Ai njihej gjithashtu si një apasionuar pas alpinizmit dhe aktiviteteve në natyrë.

Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhej në zonë së bashku me ekipin e tij dhe dyshohet se ka rrëshqitur nga shkëmbinjtë teksa po fotografonte pjesëtarët e grupit, duke rënë në humnerë.

Menjëherë pas ngjarjes u njoftuan shërbimet e emergjencës, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit ndërhynë për lokalizimin dhe nxjerrjen e trupit nga terreni i vështirë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit, ndërsa pritet edhe konfirmimi zyrtar mbi shkaqet e ngjarjes.

Të ngajshme

Labi nis fushatë për Gani Kocin: Synohen të mblidhen 50 mijë euro për trajtimin e ish-të burgosurit politik

Yllka Gashi

Yann Sommer arrin marrëveshje me klubin e ri

Yllka Gashi

Ana në pritje të ëmbël, zbulon lajmin me një fotosesion

Yllka Gashi