Telenews

Arrestohen 4 persona në Ferizaj për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Janë arrestuar 4 persona në Ferizaj nën dyshimin për kanosje, armëmbajtje pa leje dhe dëmtim të pasurisë.

Sipas njoftimit të policisë, më 13 korrik, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur një person me inicialet M.B., i cili ka raportuar se ishte kanosur nga disa persona.

Pas veprimeve operative dhe hetimore nga njësitet policore, të dyshuarit janë identifikuar dhe lokalizuar në një lokal në Ferizaj. Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar katër armë zjarri dhe një sasi municioni.

Të arrestuarit janë H.TH., 50 vjeç, SH.TH., 27 vjeç, E.B., 37 vjeç dhe E.H., 27 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit, katër të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Ndaj tyre janë iniciuar raste penale për veprat “Kanosja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Të ngajshme

Guerot: Franca mbetet aleate e besueshme e Kosovës

Rrezarta Ramaj

Hoti i reagon ministres serbe: Fatin e Millosheviqit do ta kishe dhe do ta kesh sa herë që tenton

Rrezarta Ramaj

Zyrtare: Dukagjini largon nëntë lojtarë nga skuadra

Rrezarta Ramaj