Telenews

Tayna dhe Dhurata Dora në studio, publikohet një sinjal për bashkëpunim

Një takim i dy artisteve të njohura shqiptare në studio muzikore ka ngjallur kuriozitet te fansat e muzikës.

Vokalistja Adelina Thaçi ka publikuar një fotografi ku shihet në studio me Taynën dhe Dhurata Dorën, duke lënë të kuptohet se mund të jetë duke u përgatitur një projekt i ri muzikor.

“Studios tonë iu shtua edhe një yll tjetër. Dhurata Dora sot bashkë edhe me Tayna. Punë, energji, të qeshura… edhe pak magji”, ka shkruar Thaçi në postimin e saj.

Edhe pse asnjëra prej artisteve nuk ka konfirmuar detaje, prania e tyre së bashku në studio ka shtuar dyshimet për një bashkëpunim të mundshëm.

Një projekt i tillë do të ishte i pari që bashkon Taynën dhe Dhurata Dorën, dy prej emrave më të suksesshëm të skenës muzikore shqiptare.

Të ngajshme

Mbrojtësi belg zyrtarizohet te Sunderlandi, bëhet shok skuadre me Granit Xhakën

Yllka Gashi

Mbrojtësi portugez refuzon Milanin, do të luajë në Premierligë

Yllka Gashi

Kur pushimet kthehen në tragjedi: 3-vjeçari humb jetën pasi ra nga dritarja e hotelit

Yllka Gashi