Telenews

Franca dhe Anglia përballen sonte për vendin e tretë në Kupën e Botës 2026

Kupa e Botës 2026 rikthehet sonte me ndeshjen për vendin e tretë, ku Franca dhe Anglia do të luftojnë për medaljen e bronztë të turneut.

Dy kombëtaret evropiane vijnë në këtë përballje pas eliminimeve në gjysmëfinale. Franca u mposht nga Spanja, ndërsa Anglia u ndal nga Argjentina në garën për finalen.

Ndeshja do të zhvillohet duke filluar nga ora 23:00 dhe paraqet mundësinë e fundit për të dy ekipet që ta mbyllin Botërorin me një rezultat pozitiv.

Franca dhe Anglia konsideroheshin ndër favoritët e kompeticionit, por pas zhgënjimit në gjysmëfinale, tashmë synojnë ta përfundojnë aventurën e tyre në Kupën e Botës me një fitore.

Pritet një përballje e fortë mes dy prej kombëtareve më të mëdha të futbollit botëror, në një duel që do të përcaktojë fituesin e vendit të tretë në Botërorin 2026.

Të ngajshme

Batman shfaqet mes flakëve dhe protestave në Gjermani, pamjet e pazakonta nga Frankfurti –

KushtrimGuraj

FBI-ja fajëson Korenë e Veriut për vjedhjen e 6.3 miliardë dollarëve nga Binance –

KushtrimGuraj

Liverpooli dhe Arsenali përballen në “Anfield”, duel i rëndësishëm në garën për kreun e Premier League –

KushtrimGuraj