Telenews

Fillon spektakli i finales së Botërorit, flamuj nga pothuajse e gjithë bota valëviten në stadium

Fillon spektakli i finales së Botërorit, flamuj nga pothuajse e gjithë bota valëviten në stadium

Ka nisur ceremonia madhështore e finales së Kupës së Botës 2026, duke sjellë një atmosferë të jashtëzakonshme në stadiumin “MetLife”, ku sonte do të përballen Spanja dhe Argjentina.

Para fillimit të ndeshjes, qindra pjesëmarrës parakaluan në fushë me flamuj nga pothuajse të gjitha vendet e botës, duke simbolizuar unitetin, diversitetin dhe frymën globale që përfaqëson Kupa e Botës.

Tribunat janë të mbushura me mijëra tifozë, ndërsa ceremonia po shoqërohet me muzikë, koreografi dhe efekte spektakolare, duke i dhënë një nisje madhështore finales më të madhe të futbollit botëror.

Pas përfundimit të spektaklit, vëmendja do të zhvendoset te sfida e shumëpritur mes Spanjës dhe Argjentinës, ku do të vendoset kampioni i ri i botës.

Të ngajshme

Partitë në Kosovë skeptike për ndryshimin e qasjes së Serbisë pas fitores së Listës Studentore –

KushtrimGuraj

“Këtë herë ishte më e lehtë”, Flick tregon pse e largoi Yamal-in pas dy golave –

KushtrimGuraj

7 raste të reja të dhunës në familje raportohen në polici brenda 24 orëve –

KushtrimGuraj