Telenews

Kosovarë të zhdukur pas mbërritjes në Shkup, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tyre

Tre persona nga Vushtrria janë raportuar të zhdukur, ndërsa familjarët e tyre kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe institucioneve për lokalizimin e tyre.

Sipas familjarëve, bëhet fjalë për Ejup Tërnavën, Cennet Tërnavën dhe Fatmire Shabanin, me të cilët kanë humbur kontaktin që nga mbrëmja e së dielës.

Të afërmit kanë bërë të ditur se Fatmire Shabani, e cila jeton në Gjermani, kishte ateruar në Aeroportin e Shkupit. Për ta marrë kishin shkuar vëllai i saj, Ejup Tërnava, së bashku me bashkëshorten e tij, Cennet Tërnava.

Që nga momenti kur janë nisur nga aeroporti në drejtim të Kosovës, familjarët thonë se nuk kanë arritur të kontaktojnë me asnjërin prej tyre, pasi telefonat e tyre rezultojnë të fikur ose të paarritshëm.

Familjarët bëjnë apel që kushdo që ka ndonjë informacion për vendndodhjen e tyre, ta njoftojë menjëherë Policinë ose të kontaktojë familjen. Ndërkohë, pritet edhe reagimi i institucioneve lidhur me rastin.

Të ngajshme

“Turp historik”, Muharremi kritikon mungesën e krerëve të institucioneve në Marshin për Liri

Yllka Gashi

Vendlindja e Veselit: Flamuj mirëseardhjeje për kthimin e Lulit

Yllka Gashi

Pse burrat jetojnë më pak se gratë?

Yllka Gashi