Telenews

Dalin detaje të reja për vdekjen e 52-vjeçarit në Shirokë – Dyshohet se pësoi sulm kardiak para vetaksidentit

Kanë dalë detaje të reja lidhur me vetaksidentin fatal që ndodhi paraditen e së hënës në fshatin Shirokë të Suharekës, ku humbi jetën 52-vjeçari Bekim Ugzmaili.

Sinjali mëson nga burime se ekzistojnë dyshime fillestare se 52-vjeçari mund të ketë pësuar një sulm apo arrest kardiak në timon, pak çaste para se automjeti të dilte nga rruga dhe të përfshihej në aksident.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:06. Pas përplasjes, Ugzmaili është nxjerrë nga automjeti dhe është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se shkaku i saktë i vdekjes do të përcaktohet vetëm pas ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe hetimeve që janë duke u zhvilluar.

Njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po hetojnë të gjitha rrethanat e rastit për të sqaruar nëse viktima pësoi problem shëndetësor para aksidentit apo nëse vdekja erdhi si pasojë e përplasjes.

Të ngajshme

Reuters: Parlamenti rizgjedh Albin Kurti kryeministër, kriza politike vazhdon

Yllka Gashi

Kosova “blindohet” në prag të vendimit të Hagës, mësohet plani i Policisë për 16 shtatorin

Yllka Gashi

Hoxhaj publikon video nga marshimet për UÇK-në: Vetëm edhe dy ditë

Yllka Gashi