Një-18 vjeçare është duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv Qendror të QKUK-së si pasojë e lëndimeve serioze që ka marrë nga aksidenti që ndodhi në orët e hershme të ditës së sotme në Komoran, ku humbi jetën 24-vjeçarja Rea Raka.
E lënduara fillimisht iu nënshtrua një operimi urgjent në Qendren Emergjente.
“Pas kryerjes së ekzaminimeve dhe intervenimit, nga Qendra Emergjente është sjellë për trajtim në Mjekimin Intevsiv Qendror, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Si pasojë e aksidentit ajo ka marrë lëndime bukur serioze në anën e majtë të ekstremitetit të lartë dhe të poshtëm si dhe në regjionin e barkut”.
“Gjendja e saj mund të them se është relativisht stabile. Ajo aktualisht po mbahet e fjetur me barëra dhe nën mbikëqyrjen e mjekëve. Për detaje tjera do t’ju njoftojmë me kohë”, deklaroi Uka.

