Telenews

Stuhia godet Komunën e Vitisë, raportohen dëme në kulmet e disa shtëpive

Një stuhi e shoqëruar me erëra të fuqishme ka përfshirë pasditen e sotme territorin e Komunës së Vitisë, duke shkaktuar dëme materiale në disa zona.

Sipas informacioneve të para, erërat e forta kanë dëmtuar kulmet e disa shtëpive, ndërsa në disa vende janë raportuar edhe rrëzime të degëve të pemëve dhe pengesa në qarkullim. Institucionet kompetente janë në terren për të vlerësuar situatën dhe për të evidentuar shkallën e dëmeve.

Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa qytetarët këshillohen të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë motit të paqëndrueshëm dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve. Situata mbetet nën monitorim.

Të ngajshme

Horoskopi për sot – 23 Korrik

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 23 korrik

Rrezarta Ramaj

Ferati: Nuk ka marrëveshje VV-LDK, kemi diskutuar vetëm për parime

KushtrimGuraj