Telenews

Arrestohen dy persona në Zubin-Potok, dyshohet se gjatë luftës kanë vrarë 23 civilë shqiptarë

Janë arrestuar dy persona në Zubin-Potok nën dyshimin për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Sipas njoftimit të policisë të dyshuarit, dy meshkuj kosovarë, dyshohet se kanë kryer veprime kriminale ndaj civilëve shqiptarë gjatë periudhës së luftës, ku si pasojë dyshohet se janë vrarë 23 persona të pafajshëm.

Rasti është iniciuar si “Krime lufte kundër popullatës civile”, ndërsa pas veprimeve hetimore të organeve të rendit, të dyshuarit janë arrestuar.

“Zubin-Potok / 19.04.1999 – NN. Si rezultat i veprimeve policore, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se gjatë luftës në vitin 1999 kanë kryer krime ndaj popullatës civile, ku janë vrarë 23 civil shqiptarë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Të ngajshme

Shpallje e pavlefshme – Certifikatë e humbur

Rrezarta Ramaj

Gjenerali amerikan Wikoff në Qeveri për takim me Kurtin, diskutohet situata e sigurisë dhe bashkëpunimi i Kosovës me NATO-n

Yllka Gashi

Vdes i moshuari që u godit nga vetura me targa të Kosovës në aksin Lezhë-Milot

Yllka Gashi