Telenews

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës

Gjykata Themelore ka marrë vendim për lirimin  Sami Lushtakun dhe 7 të akuzuarit tjerë në rastin “Drenica1”.

Vendimi është marrë të martën.

Sipas aktakuzës, Sami Lushtaku, Rrustem Rrukolli, Ismet Haxhaj, Fatmir Mjaku, Rexhep Xhota, Skender Tahiri, Sheremet Jashari dhe Bajram Dibrani akuzoheshin për vepra penale që lidhen me ndikimin ndaj dëshmitarëve, pengimin e procedurës penale dhe pjesëmarrjen në grup të organizuar kriminal.

Të gjithë të akuzuarit kishin mohuar akuzat që nga fillimi i procesit gjyqësor.

Të ngajshme

Në Kosovë, TVSH-ja më e lartë se në shtetet e zhvilluara

Yllka Gashi

Alarm Kibernetik në Hollywood/ Rrjedhja e të dhënave ekspozon kontaktet e yjeve të kinemasë

Yllka Gashi

Konfirmohet: Claudio Ranieri te Italia, me një post ndryshe

Yllka Gashi