Telenews

Hulumtimi i NDI, përqindje e lartë e qytetarëve të shqetësuar me rritjen e çmimeve të produkteve, rrymës dhe korrupsionin

NDI ka publikuar një hulumtim të opinionit publik, ku mes tjerash theksohet se, rritja e çmimeve të produkteve dhe çmimi i energjisë, janë ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve të Kosovës për vitin e ardhshëm,

Sipas të dhënave të publikuara nga NDI, 56.6% e qytetarëve e rendisin rritjen e çmimeve si sfidën më të madhe.

Pak mbi 43% e të anketuarve, e shohin si problem çmimin e rrymës. Pas kësaj, shqetësimet e tjera janë si papunësia me 40.2%, korrupsioni me 18.1%, siguria publike me 14.7%, dialogu me Serbinë me 11.2% dhe tensionet ndëretnike me 7.8%.

Në hulumtimin e NDI, flitet edhe për gjërat që janë më të vështira për familjen që t’i përballojë financiarisht. Aty bëhet e ditur se, faturat e shërbimeve (energji elektrike, ujë, etj.) janë vështirë të përballueshme për 62.3% nga të anketuarit. Gjë e cila pasohet nga produktet ushqimore – 46.9%; Kujdesi shëndetësor – 29.8%; Shlyerja e borxheve / kredive – 20.8%; Veshmbathja dhe mallrat e tjera të përditshme – 11.2%; Ushqimi në restorante – 9.6%; Pushimet – 7.1%; Transporti – 7.0%; Kujdesi për fëmijët – 6.8%; Mallrat luksoze – 6.5%; Banimi / qiraja – 5.9%; Argëtimi dhe aktivitetet sociale – 5.5%; Arsimi – 5.3%.

Të anketuarit e NDI, janë pyetur edhe për ‘’tri kërcënimet më të mëdha për demokracinë në Kosovë’’, ku, 41.1% e qytetarëve janë përgjigjur duke thënë se është Korrupsioni. Pas korrupsionit, si kërcënim tjetër është pabarazia ekonomike me 37.0% të të anketuarve; Mungesa e llogaridhënies së politikanëve – 33.35; Dobësimi i sundimit të ligjit – 26.3%; Mungesa e besimit në institucione – 26.3%; Përhapja e informacionit të rremë ose dezinformatave – 20.3%; Polarizimi politik – 18.5%; Ndërhyrja e huaj në çështjet e Kosovës – 12.0%; Rënia e lirisë së mediave – 10.6%; Konflikti i armatosur / lufta – 9.0%; Anshmëria në media – 5.5%; Erozioni i lirive civile – 4.7%; Arsimi – 5.6%.

Të ngajshme

OpenAI pranon se inteligjenca e saj artificiale u përpoq të hakëronte kompani të tjera

Blearta

Sulmohet me armë ekipi i KRU Mitrovica, i dyshuari në arrati

Blearta

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte në Zubin-Potok

Blearta