Telenews

Digjet kamioni me targa të Kosovës në Rrugë të Kombit, mbetet në rrugë dhe pengon trafikun

Një kamion me targa të Kosovës është përfshirë nga flakët një ditë më parë në kilometrin e fundit të Rrugës së Kombit, pranë Pikës Kufitare të Morinit.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur në gomat e karrocerisë së mjetit, i cili transportonte materiale drusore për industrinë e mobilieve, raporton “OraNews”.

Flakët përfshinë pjesën e pasme të karrocerisë dhe dëmtuan edhe tendën mbuluese të ngarkesës. Reagimi i menjëhershëm i drejtuesit të kamionit, me ndihmën e kolegëve dhe banorëve të zonës, bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e zjarrit.

Ndërkohë, edhe pas më shumë se 24 orësh nga ngjarja, karroceria e kamionit vijon të qëndrojë në njërën korsi të Rrugës së Kombit.

Pozicioni i mjetit mund të sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve, veçanërisht në këtë periudhë të sezonit veror, kur aksi drejt Morinit përballet me fluks të lartë lëvizjesh.

Të ngajshme

Bayern Munchen e shpall të mbyllur afatin kalimntar

Yllka Gashi

32 vjet burgim dhe 230 mijë euro gjoba për katër të akuzuarit në rastin “Toka 2”

Rrezarta Ramaj

Haxhiu: Urojë që me 6 gusht të kemi Kuvend

Rrezarta Ramaj