Telenews

Dy vëllezër rrahin prindërit në Deçan, arrestohen nga policia

Dy persona janë arrestuar në Deçan, pasi dyshohen se kanë ushtruar dhunë në familje ndaj prindërve të tyre.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 30 korrik 2026, rreth orës 18:20. Të arrestuarit janë dy meshkuj kosovarë, të cilët dyshohen se kanë dhunuar prindërit e tyre.

Si pasojë e rastit, njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

“Deçan 30.07.2026 – 18:20. Janë arrestuar dy meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë shkaktuar dhunë në familje ndaj viktimave-prindërve të tyre. Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Të ngajshme

Bayern Munchen e shpall të mbyllur afatin kalimntar

Yllka Gashi

32 vjet burgim dhe 230 mijë euro gjoba për katër të akuzuarit në rastin “Toka 2”

Rrezarta Ramaj

Haxhiu: Urojë që me 6 gusht të kemi Kuvend

Rrezarta Ramaj