Telenews

Me motrën time”, Katy Perry publikon videon ikonike me Dua Lipën

Përveç performancës së saj në skenën e Sunny Hill Festival mbrëmjen e kaluar, Katy Perry u dhuroi fansave kosovarë edhe një tjetër moment të veçantë.

Këngëtarja amerikane ka publikuar në Instagram një video, ku tregon se po e përmbyll turneun e saj evropian në Prishtinë, ndërsa këtë moment e ka ndarë krah për krah me Dua Lipën.

Dy yjet realizuan një vallëzim të njohur të Katy Perry-t, të cilin ajo e publikoi në rrjetet sociale nga atmosfera e festivalit.

“Po e mbyllim Eurosummer 2026 siç duhet, duke bërë kërcimin “Ëatch It Burn” me motrën time @dualipa në @sunnyhillfestival”, shkroi Katy Perry në postimin e saj.

VIDEO

 

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj