Telenews

Kurti për marrëveshjen me LDK-në: Javën e ardhshme do të dihet gjithçka

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se do të vazhdojnë përpjekjet për të shfrytëzuar ditët e mbetura para nisjes së seancës konstituive, me synim që të jenë sa më të përgatitur për formimin e institucioneve të reja.

I pyetur nëse do t’i vazhdojë bisedimet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, për formimin e institucioneve, Kurti tha se ende nuk mund të parashikohet rezultati, por theksoi se nuk do të mungojnë përpjekjet.

“Do të përpiqemi që t’i shfrytëzojmë këto ditë, në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur kur fillon seanca për konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të. Mirëpo nuk mund ta parashikojmë ende rezultatin, nuk do të mungojnë përpjekjet. Ekziston edhe interesimi, edhe vullneti, edhe gatishmëria, por në javën e ardhshme marrim vesh gjithçka”, deklaroi Kurti në një përgjigje për EO-në, përcjell Sinjali.

Këto komente ai i bëri pasi mori pjesë në pritjen e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë për mërgimtarët.

Procesi i konstituimit të institucioneve të legjislaturës së 11-të mbetet në fokus të zhvillimeve politike, ndërsa pritet që gjatë javës së ardhshme të bëhet më e qartë nëse do të arrihet një marrëveshje për formimin e institucioneve të reja.

Të ngajshme

Mbi 100 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në vend

KushtrimGuraj

Gjenden dy motoristët e humbur në Jezercë, përfundon me sukses aksioni i shpëtimit

KushtrimGuraj

BE-ja thërret takim urgjent për të diskutuar krizën në Ceuta

Yllka Gashi