IndeksOnline ka siguruar pamje nga lokacioni në Zubin Potok, ku Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë identifikuar një zonë të dyshuar me mbetje mortore.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në një komunikatë të përbashkët me Policinë e Kosovës, njoftoi se gjatë veprimeve hetimore të zhvilluara sot, më 2 gusht, është identifikuar një lokacion i dyshuar ku besohet se mund të gjenden mbetje mortore.
Sipas njoftimit, Prokuroria Speciale, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, do t’i paraqesë Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkesë për lejimin e zhvarrimit dhe kryerjen e ekzaminimeve të nevojshme

