Telenews

ELITA E BASKETBOLLIT KOSOVAR SOT ME NJË NDESHJE

Këtë vikend luhet xhiro e fundit e stinorit të rregullt në elitën e basketbollit të Kosovës.
E sonte luhet vetëm një ndeshje por që pritet të jetë tepër interesante, ku Trepça e pret në ”Minatori” skuadrën ”vreshtare” të Rahovecit.
Deri tani, mitrovicasit kanë 18 fitore e nëntë humbje dhe synojnë vendin e dytë, që siguron gjysmëfinalen, kurse ”vreshtarët” janë në pozitën e shtatë dhe me fitoren e djeshme të Bashkimit i kanë humbur gjasat për ”play off”. Rahovecasit kanë 11 fitore e 16 humbje.
Sfida fillon nga ora 20:30 dhe transmetohet në Platformën ArtMotion.

Të ngajshme

Liverpooli synon tre përforcime të reja në afatin kalimtar

KushtrimGuraj

Mbappe zbulon se cilën ndeshje të tij nuk do ta rishikojë kurrë

Blearta

Leao “grushton” lojtarin e Kilit, merr karton të kuq

Blearta