Telenews

SHBA miraton kredinë ushtarake 302 milionë dollarë për Shqipërinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar zyrtarisht ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një kredie të re prej 302 milionë dollarësh në kuadër të programit Financimi i Huaj Ushtarak (FMF).

“Sot, Shtetet e Bashkuara kanë kënaqësinë të njoftojnë ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një kredie të re prej 302 milionë dollarësh në kuadër të programit të Financimit të Huaj Ushtarak (Foreign Military Financing – FMF), e cila do të mbështesë përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së Angazhimit të Hagës për Mbrojtjen, që parashikon shpenzimin e 5 për qind të PBB-së për mbrojtje deri në vitin 2035”,  njofton Departamenti Amerikan i Shtetit.

Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se kredia FMF do të ndihmojë në modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë duke mbështetur blerjen e kapaciteteve kryesore me origjinë nga SHBA-ja dhe do të forcojë aftësinë e Evropës për të marrë një rol udhëheqës në mbrojtjen e saj.

“Si aleate e NATO-s, Shqipëria është rreshtuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara në çështje kyçe të politikës së jashtme, përfshirë edhe si anëtare themeluese e Bordit të Paqes të presidentit Donald Trump”, njofton Departamenti Amerikan i Shtetit.

Të ngajshme

Edi Rama publikon një video me mesazh të fortë: “Jo kushdo që ecën pranë teje, është i destinuar të qëndrojë”

Rrezarta Ramaj

Kuvendi mblidhet sot, shqyrton Projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave

Rrezarta Ramaj

Nëntë policë marrin trajtim në Traumë pas protestës, njëri me lëndime të rënda në fytyrë –

KushtrimGuraj