Telenews

Policia në Ulqin arreston tre shtetas të Kosovës, dyshohen për disa vjedhje

Policia e Ulqinit ka arrestuar tre shtetas të Kosovës, të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve në territorin e kësaj komune.

Sipas njoftimit të Policisë së Malit të Zi, aksioni është zhvilluar në zonën e Plazhit të Madh në Ulqin, me qëllim parandalimin e veprave penale të natyrës pasurore dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.

Gjatë kontrollit të tre personave me inicialet H.Q. (48), B.G. (50) dhe E.K. (28), si dhe automjetit të tipit “Audi A5” me targa polake, policia ka gjetur një pajisje elektronike të specializuar për hapjen pa autorizim të automjeteve.

Po ashtu, gjatë kontrollit janë sekuestruar mjete të tjera që dyshohet se mund të jenë përdorur për kryerjen e veprave penale, si dhe para në vlerë prej 3 mijë e 785 euro dhe 960 marka konvertibile.

Sipas policisë, dyshohet se paratë e gjetura rrjedhin nga vjedhje të kryera në plazhet e Ulqinit.

Të dyshuarit janë shoqëruar në ambientet e Departamentit të Sigurisë në Ulqin, ndërsa ndaj tyre do të vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore.

Të ngajshme

Rama ballë për ballë me Kurtin në Qeveri në takimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Yllka Gashi

Begaj pret ambasadorin e Ekuadorit, kërkon njohjen e Kosovës: Një kontribut për paqen dhe sigurinë në Ballkan

Yllka Gashi

U shpall “non grata” për veprime në dëm të Shqipërisë, reagon Valon Bela: Dinjiteti i luftëtarit s’matet me të drejtën për të hyrë ose jo në një shtet

Yllka Gashi