Telenews

Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia jep detaje

te-shtena-me-arme-zjarri-ne-kline,-dyshohet-per-te-plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar të martën në mbrëmje në Malishevë.

Sipas policisë, rreth orës 22:30, një qytetar ka njoftuar policinë se, derisa ndodhej në vendpunishten e tij, një person i dyshuar, duke drejtuar një veturë në lëvizje, ka shkrepur tri herë në ajër me armë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja, të cilat dyshohet se i përkasin një arme me gaz.

Lidhur me rastin, policia ka bërë të ditur se hetimet janë në zhvillim për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personit të dyshuar.

Të ngajshme

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj