Telenews

Edhe në rajonin e Ferizajt evidentohen SMS mashtruese, Policia: Mos klikoni në linke të dyshimta

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe në rajonin e Ferizajt janë evidentuar raste të mesazheve (SMS) mashtruese, të cilat dërgohen në emër të Policisë së Kosovës, duke pretenduar në mënyrë të rreme se qytetarët kanë gjoba trafiku dhe duke i ftuar ata të klikojnë në lidhje (linke) për të kryer pagesa.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, këto mesazhe nuk janë zyrtare dhe janë pjesë e tentativave për mashtrim.

“KËTO MESAZHE NUK JANË ZYRTARE DHE JANË PJESË E TENTATIVAVE PËR MASHTRIM”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos klikojnë në linke të dyshimta, të mos japin të dhëna personale apo bankare dhe të mos kryejnë pagesa përmes lidhjeve të dërguara me SMS.

Në rast se pranojnë një mesazh të tillë, qytetarët këshillohen që ta fshijnë menjëherë, ta raportojnë rastin në Policinë e Kosovës, në stacionin më të afërt, si dhe të kontaktojnë bankën e tyre nëse kanë ndarë të dhëna personale ose bankare.

“Qytetarët mund të raportojnë raste të tilla përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrin 192”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj