Telenews

Aksident në orët e para të mëngjesit në Gjilan, katër persona

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në rrugën Gjilan–Koretishtë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa ngjarja është regjistruar rreth orës 05:00.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka konfirmuar për IndeksOnline se të lënduar kanë mbetur të dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë.

Sipas tij, të gjithë kanë marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan dhe më pas janë liruar për në shtëpi.

Të ngajshme

Momenti kur deputetët e VV-së dhe AAK-së shtyhen me njëri-tjetrin pasi Kadriaj gjuajti Kurtin

Yllka Gashi

S’ka propozim për kryeparlamentar, Dehari ndërprenë seancën

Yllka Gashi

Gruda alarmon: Jemi në shkelje të plotë të Kushtetutës

Yllka Gashi