Telenews

Zjarr në një objekt në Klinë, në flakë traktorë e pajisje bujqësore

Një objekt në Klinë është përfshirë nga zjarri në rrethana ende të panjohura.

Sipas raportimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 7 gusht, rreth orës 10:40.

Nga zjarri është përfshirë një objekt ku ishin të vendosura automjete bujqësore, përfshirë traktorë, pajisje të tjera bujqësore dhe ushqim për kafshë.

Po ashtu, në objekt ndodhej edhe një komplet shtëpizë, përfshirë kuzhinë verore, si dhe rreth 1 mijë kilogramë miell.

Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime.

Të ngajshme

Zyrtarizohet sfida, Xherdan Shaqiri përballë Yamine Lamal

Yllka Gashi

Ilir Shaqiri nderohet në Itali me Çmimin Mesdhetar të Paqes 2026

Yllka Gashi

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga një grua tjetër dhe tre burra

Yllka Gashi