Mbrëmjen e djeshme pati të shtëna me armë në drejtim të një personi në Istog ku për pasojë mbeti i lënduar.
Ai u dërgua në QKUK për trajtim, ndërsa policia tha se janë në kërkim të të dyshuarit.
“Istog, 07.08.2026 – 20:35. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në kërkim të policisë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

