Telenews

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga një grua tjetër dhe tre burra

Të enjten një grua në Malishevë është sulmuar fizikisht nga një grua tjetër dhe tre burra, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Pas lëndimeve të marra ajo ka pranuar tretman mjekësor e më pas u dërgua në strehimore.

Policia tha se më pas gruan dhe njërin prej burrave të dyshuar i ka arrestuar. Derisa gruaja u lirua në procedurë të rregullt, burri u dërgua në mbajtje. Dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati.

“Malishevë 06.08.2026, 08:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga të dyshuarit një femër dhe tre meshkuj kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar në strehimore, ndërsa e dyshuara femër si dhe një i dyshuar mashkull  janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Dy të dyshuari tjerë meshkuj gjenden në arrati”.

Të ngajshme

Gruda alarmon: Jemi në shkelje të plotë të Kushtetutës

Yllka Gashi

Nis seanca konstituive e Kuvendit

Yllka Gashi

Gashi: Absurde që për çdo sjellje politike të kemi aktgjykim të Kushtetueses

Yllka Gashi