Telenews

BUNDESLIGA GJERMANE E BAYERNIT, TRIUMFON NDAJ DORTMUNDIT DHE FITON TITULLIN E 10-TË RADHAZI

Bayern Munich është shpallur kampion i Bundesligës edhe për sezonin 2021/22. Bavarezët arritën të shpalleshin kampion matematikisht tri xhiro para fundit të kampionatit.
Ky ishte titulli i 10-të radhazi që Bayern Munich e fiton në Gjermani, duke krijuar monopol në futboll.
Bayern Munich shënoi sonte fitore me rezultat 3:1 ndaj Dortmundit, në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit gjerman.
Serge Gnabry kaloi vendasit në epërsi në minutën e 15-të, para se Leëandoëski të dyfishonte epërsinë në minutën e 34-të të ndeshjes.
Krejt çfarë bënë mysafirët ishte goli i ngushtimit të rezultatit në minutën e 52-të të ndeshjes nga Emre Can.
Musiala pastaj shënoi për 3:1 në minutën e 83-të, duke e vulosur kështu fitoren e kampionëve të Gjermanisë.
Me këtë fitore, Bayern Munich shkon në kuotën e 75 pikëve në vendin e parë dhe shpallet edhe matematikisht kampion me 12 pikë më shumë se Dortmundi, kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në përfundim të edicionit.

Të ngajshme

Bonucci alarmon për krizën e Italisë: Duhet rindërtim nga themelet

Valjeta Turkaj

U lëndua ndaj Unitedit, por Estevao pritet që të luajë në Botëror

Rrezarta Ramaj

Skuadra e Premierligës zyrtarizon trajnerin e ri

Rrezarta Ramaj