Telenews

Dalin pamjet! I fshehur në bagazhin e një makine, momenti kur ‘Shqiponjat’ arrestojnë Sokrat Vatën

Ky është momenti i arrestimit të Sokrat Vatës, 29-vjeçari i cili vrau me thikë në Ksamil turistin portugez 20-vjeçar.

29-vjeçari Sokrat Vata, nga Hasi, u arrestua në Levan të Fierit, disa orë pasi ishte larguar nga vendngjarja. Forcat “Shqiponja” dhe strukturat operacionale e lokalizuan të dyshuarin, i cili ishte fshehur në bagazhin e një automjeti.

Autori Sokrat Vata ishte fshehur në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga një 31-vjeçare, shtetase turke, ndërsa në automjet udhëtonte si pasagjer edhe një 38-vjeçar, shtetas turk.

Autori i dyshuar dhe dy shtetasit turq u shoqëruan në DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të ngajshme

Aktorja e njohur që vdiq të dielën, ishte e fejuara e boksierit Klitschko

Yllka Gashi

Nis takimi Kurti – Abdixhiku, a do të kemi marrëveshje?

Yllka Gashi

Dyshohet se lëshoi 1,679 diploma pa trajnime, arrestohet një person në Prizren

Yllka Gashi