Telenews

Mashtrimet përmes Viberit, qytetarët po marrin mesazhe të rreme se janë fitues

Mashtrimet ndaj qytetarëve përmes platformës Viber po vazhdojnë. Në numra të ndryshëm të telefonit po dërgohen mesazhe të dyshimta, ku qytetarëve u bëhet e ditur se janë “fitues” të një shpërblimi apo konkursi.

Mesazhet përmbajnë formulime që synojnë të tërheqin vëmendjen dhe të krijojnë besim te qytetari, ndërsa në disa raste përdoren edhe fraza manipuluese që mund të çojnë në presion, mashtrim apo tentativa për shantazh.

Qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm dhe të mos hapin linqe të dyshimta, të mos japin të dhëna personale apo bankare dhe të mos komunikojnë me numrat që dërgojnë këto mesazhe.

Në rast se pranojnë mesazhe të tilla, qytetarët duhet t’i raportojnë dhe bllokojnë numrat, si dhe të njoftojnë institucionet përkatëse nëse dyshojnë se kanë rënë pre e mashtrimit.

Kujdes: Një mesazh që ju premton shpërblim, por kërkon të dhëna personale apo veprime të dyshimta, mund të jetë tentativë për mashtrim.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 9 tetor

Rrezarta Ramaj

Gjendet pa shenja jete i moshuari që u zhduk pak ditë më parë

Rrezarta Ramaj

Maarif sjell risi në arsimin kosovar, inteligjenca artificiale futet në kurrikulë

Rrezarta Ramaj