Telenews

Zjarr në Elbasan, flakët u afrohen banesave

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një sipërfaqe prej rreth një hektari në fshatin Derstil, në Njësinë Administrative Gjinar të Elbasanit.
Flakët dyshohet se kanë nisur pranë një grumbulli mbetjesh dhe, të favorizuara nga kushtet, janë përhapur me shpejtësi duke iu afruar banesave dhe bizneseve në zonë.

Situata është bërë kritike pasi zjarri është afruar pranë një banese ku ndodhej një e moshuar. Rrezik është paraqitur edhe për një biznes që ndodhet pranë vatrës së zjarrit.

Banorët kanë ndërhyrë fillimisht për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur banesat dhe pronat e tyre.

Më pas, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë vijuar ndërhyrjen për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Aktualisht situata raportohet nën kontroll, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen përfundimtare të vatrës dhe për të shmangur riaktivizimin e flakëve.

Shkaqet e rënies së zjarrit pritet të përcaktohen pas verifikimeve nga autoritetet.

Të ngajshme

Studimi: Dieta mund të jetë e lidhur ndjeshëm me ndjenjën e nuhatjes

Rrezarta Ramaj

Zelensky vs Trump në qendër të vëmendjes, BE-ja pritet të rreshtohet pas Ukrainës

Rrezarta Ramaj

KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa rrugë dhe në Vranidoll

Rrezarta Ramaj