Telenews

PDK-JA I FESTON DITËLINDJEN NË MËNYRE MADHËSHTORE HASHIM THAÇIT, SAMI LUSHTAKU E PREN TORTËN PARA STATUJËS SË ADEM JASHARIT

Nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku, për ditëlindjen e 54-të të Hashim Thaçit bashkë me rininë e partisë dhe qytetarë në Skenderaj kanë prerë një tortë me fotografinë e ish-presidentit.
Përmes këtij urimi, Lushtaku thotë se dëshirojnë të përçojnë mesazhin se qytetarët nuk e harrojnë asnjëherë kontributin e tij të jashtëzakonshëm për liri, pavarësi dhe shtetndërtim.
Ai ka publikuar edhe një foto me Endrin Thaçin, djalin e ish-presidentit.
Postimi i plotë:
Në shenjë simbolike si formë e mbështetjes ndaj Presidentit Hashim Thaçi, sot në ditëlindjen e tij të 54-të, bashkë me Rininë Demokratike në Skenderaj dhe me qytetarë të shumtë, premë një tortë me fotografinë e Presidentit, e cila përqon mesazhin që qytetarët nuk e harrojnë asnjëherë kontributin e tij të jashtëzakonshëm për liri, pavarësi dhe shtetndërtim.
Urime të përzemërta mik!
SL

Të ngajshme

OVL-UÇK e quan idiot Shkëlzen Gashin: Degradim i skajshëm edhe nga Kuvendi

Valjeta Turkaj

Kuvendi kthehet në punë të enjten, në rendin e ditës ligje dhe emërime kyçe

Valjeta Turkaj

ZRRE: Tarifat e energjisë mbeten të njëjta deri në vendimin përfundimtar

Valjeta Turkaj